E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Barazia Gjinore”, Rama: Ndjesë për deklaratat fyese të Berishës, ligji në përputhje me parimet e BE-së

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot ndjesë Komisioneres Marta Kos për deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato dhe ligjit “Për barazinë gjinore”.

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik, plotësisht i përafruar me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është përdorur për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, “qentë le të lehin, karvani ecën përpara””, shkruan Rama në X.

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, reagoi sot për deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.

Kos u shpreh se sulme të tilla janë të papranueshme.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e ambasadorit të BE-së në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, theksoi Kos në një reagim në rrjetin social X.

Sot në Kuvend, kreu i PD-së Sali Berisha tha se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit për barazinë gjinore.

Berisha shtoi se Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare, bindjet e tij personale.

We apologize for the insulting way in which a very noble law, fully aligned with EU principles of gender equality and non-discrimination, has been misused to distort public perception, and for the way the EU Ambassador has been exploited for such an ignoble purpose.… pic.twitter.com/MOuhj2JSzi

— Edi Rama (@ediramaal) November 6, 2025

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›