Barazia e votës, përparësi e LSI-së në reformën zgjedhore

Kështu deklaroi sot gjatë një interviste sekretari për Çështjet Zgjedhore në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Ylli Manjani.
Sipas tij, barazia e votës së qytetarëve shqiptarë në të gjithë territorin ka qenë, është dhe do të jetë përparësi kryesore e LSI-së. “Ne kemi qenë dhe jemi të interesuar për barazinë e votës, kemi folur dhe flasim ashtu siç kanë interes shqiptarët për këtë”, tha Manjani.
“Çështja e sistemit zgjedhor nuk është domeni i partive politike. Pyetja që duhet të shtrohet në gjithë këtë proces është: A ka vota e shqiptarëve vlerë të barabartë në gjithë territorin e Shqipërisë? Përgjigjja është e qartë që jo. Rama e ka të qartë që sistemin nuk e ndryshon, pasi është më i miri për interesat e PS-së. Ky sistem nuk është më i miri për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi nuk garanton barazinë e votës”.
Lidhur me debatin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Manjani tha se LSI-ja nuk ka asnjë presion nga kjo. “Le ta bëjnë si të duan sistemin, sepse ne do ta gjejmë rrugën e duhur për të maksimalizuar votën popullore në mandate përfaqësimi. Për LSI-në, rrugët janë të hapura. Ne jemi një forcë politike që vazhdojmë të zhvillohemi në identitetin tonë. Kemi qenë dhe mbetemi parti e majtë në qasje dhe në program”, theksoi ai.
/Start/E.B/
2012-02-25 13:19