E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, dy të plagosur në një aksident

Sipas burimeve nga uniformat blu të Fierit,  ngjarja ka ndodhur paraditen e së shtunës, kur një automjet me targa greke, i cili vinte nga Greqia në drejtim të Fierit dhe brenda të cilit udhëtonin 4 pjesëtarë të së njëjtës familjeje, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin anësor.

Referuar burimeve mësohet se 65-vjeçarja Shqiponja Sherifi dhe nipi i saj 10-vjecar Klaudio, kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e deritanishme Policia bën të ditur se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit, pas lodhjes dhe rrugës së gjatë.
/Start/

                                                                                             2012-02-25 15:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›