Barazimi me Hungarine, kuqezinjte njezeri per ta shmangur
Aranit Muraci
Kombetarja shqiptare do t'i rikthehet objektivit real, pas dy ndeshjeve te radhes, ku edhe pretendimet per me tej, pritet te jene me te matura. Kuqezinjte do te presin Hungarine, te shtunen ne Tirane dhe kater dite me vone, do te luajne ne Danimarke, ndaj kryesuesve te grupit te pare. "Dy ndeshje te veshtira", - ka theksuar Lorik Cana, pas grumbullimit, me ekipin kombetar, ne Durres. "Ne po mendojme fillimisht per te fituar ndaj Hungarise. Shpresojme te kemi mbeshtetjen e publikut, qe nuk na ka munguar asnjehere. Perkrahja e tyre eshte nje motiv me shume, qe te kthehemi tek fitorja, kurse kjo e fundit iu dedikohet gjithmone atyre", - thekson 25-vjecari, i Olimpikut te Marsejes. Kombetarja jone, pas dy ndeshjeve te radhes, do te jete ekipi me me shume ndeshje te luajtura, ne grupin e pare. Llogarite e kuqezinjve, para Hungarise, perjashtojne edhe barazimin pasi kundershtari i 28 marsit, ka nje ndeshje me pak dhe renditet para nesh. Madje Hungaria, edhe me nje humbje, ne "Qemal Stafa", do t'i kete serish me te forta shanset, qe te rikthehet ne situaten aktuale, pasi e favorizon kalendari i ndeshjeve qe do te luhen kater dite me vone. Hungaria do te prese Malten, pasi te luaje te shtunen ne Tirane fitorja ndaj se ciles pritet te jete thjesht nje formalitet. Kuqezinjte jane te ndergjegjshem se edhe ne rast se kombetarja shqiptare do te fitoje ndaj Hungarise, serish objektivi per te parakaluar kete kundershtar do te jete shume i veshtire. Sidoqofte, kuqezinjte jane perqendruar tek fitorja dhe e shohin suksesin ndaj Hungarise, si alternativen e vetme. Barazimi me Suedine ne Tirane dhe ai ndaj Portugalise, ne fushen e ketyre te fundit, jane tregues tek te cilat kombetarja mbeshtetet dhe beson se me fitore do te gezoje publikun e gjere. Ne fund te eliminatoreve, ne rast se Ari Han do te lere Shqiperine, jo te parafundit sic thote se e gjeti, kjo do te perbente sukses per holandezin dhe ekipin tone kombetar.
7 ndeshje
Me nje numer te tille, pas 1 prillit kur te luaje ne Danimarke, kombetarja shqiptare do te jete para kundershtareve te tjere dhe synon qe te arrije te pakten ne kuoten e 9 pikeve.