E Diel, 1 Nëntor 2026

Barazohet rezultati në Kukës, Berisha humbet në çdo qark të vendit!

muli

Tashmë kryeministri Sali Berisha ka regjistruar humbjen më të thellë në historinë e pluralizmit shqiptar, një humbje rekord në çdo qark të vendit.

Edhe bastioni i fundit, qarku i Kukësit, ku ministri i Brendshëm, Flamur Noka, bëri të pamundurën për të mbajtur rezultatin 3 me 1, ka arritur rezultatin historik, duke u barazuar në 2 me 2.

Mësohet se është Lëvizja Socialiste për Integrim që e merr mandatin e dytë të koalicionit të majtë.

Berisha ia arriti të humbasë nga Saranda në Kukës duke shënuar konsensusin më të madh kombëtar të shprehur ndonjëherë kundër një politikani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›