Peqin, fiton thellë Alfred Peza, digjet Dashnor Sula
Alfred Peza ka realizuar një fitore spektakolare në Peqin, aty ku Partia Demokratike kishte pritshmëri të forta për shkak të kandidatit Dashnor Sula, që deri më tani është i djegur dhe nuk hyn në Kuvendin e ri.
PS ka fituar me mbi 3 mijë vota avantazh.
Kam kënaqësinë tju njoftoj se sapo ka përfunduar zyrtarisht procesi i numërimit të votave në KZAZ nr. 44 në Peqin, ku fitova me mbi 7.000 vota, nga rreth 4.000 të deputetit të PD, Dashnor Sula. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e pakufishme, shkruan Peza në FB./ep