E Diel, 1 Nëntor 2026

Barbari mbi gruan e foshnjen kryebashkiakut të ri të Kavajës. DETAJET E NGJARJES SE FRIKSHME

(E PERDITESUAR)-  Gruaja shtatzënë e kryebashkiakut të ri të Kavajës është rrëmbyer, është dhunuar barbarisht, ka lindur fëmijën, fati i të cilit nuk dihet. Pasi ka lindur fëmijën, rrëmbyesit e kanë hedhur si leckë përpara shtëpisë së saj

Kjo është një ngjarje që ka tronditur çdo shqiptar, një krim që nuk është parë ndonjëherë në vendin tonë e që pritet të trazojë ndjeshëm situatën në vend.

Gruaja shtatzënë e kryetarit të ri të Bashkisë së Kavajës është rrëmbyer e rrahur barbarisht. Me anë të një serumi është provokuar lindja e parakohshme e foshnjes, i cili nuk dihet se çfat ka pësuar.

Kur u zgjodh si kryebashkiak në qytetin bastion të Sali Berishës, Elvis Roshi nuk e kishte imagjinuar kurrë se do vinte një ditë kaq e zezë në jetën e tij. Gruaja e tij është dhunuar barbarisht kurse fëmija e tij nuk dihet se ku ndodhet. Vetë Roshi ishte në Itali kur ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe është kthyer me urgjencë në Kavajë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur të hetojë për këtë ngjarje horror.

Detajet e ngjarjes

Griselda Roshi ka qenë duke ecur të martën mbrëma rreth orës 19:15 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Shtatzanë, pasi ka pirë një kafe me një mikeshe në një lokal, Griselda i është drejtuar një zone ku qëndrojnë taksi për të shkuar më pas në shtëpinë e prindërve. Griselda kishte ardhur në Tiranë pasi ditën e premte priste të lindte e të shtrohej në maternitet.

Teksa ishte duke ecur drejt taksisë, një fuoristradë me xhama të zinj ka ndaluar përpara Griseldës dhe nga makina kanë dalë 3 burra të armatosur që e kanë futur me forcë në makinë. Aty e kanë rrahur, kërcënuar dhe e kanë çuar në një vendndodhje tjetër, të parapërgatitur, ku veç tre burrave kanë qenë të pranishëm edhe disa të tjerë, madje edhe gra [mami]. Në ato momente Griselda është rrahur dhe goditur me tytë kallashnikovi dhe ka humbur ndjenjat. Kur ka riardhur në vete, Griselda mban mend ti jetë injektuar një serum, dhe disa momente më pas ka lindur. Për shkak të hemorragjisë shumë të madhe, Griseldës i kanë ndërruar edhe rrobat dhe në orën 3.45 të mëngjesit e kanë marrë sërish me fuoristradë dhe e kanë hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtëpisë në Kavajë. E gjakosur, e rrahur, Griselda është zvarritur deri në shtëpinë e saj, pa fëmijën e sapolindur që ka mbetur në ambientin ku Griselda është mbajtur për më shumë se 6 orë.

Ende në këto momente nuk dihet as ku është fëmija, as si është fëmija.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›