News 24 sulm ndaj ambasadës britanike: Nuk i jep vizë deputetit Maliqi. Shkaku, deklarata e ambasadores kundër KQZ
Në një kronikë të televizionit News24, thuhet se ambasada britanike në Tiranë po krijon pakënaqësi tek qytetarët për shkak se nuk u jep viza për të udhëtuar atje. Në kronikë thuhet se viktimë e praktikave të ambasadës ka rënë edhe deputeti i mazhorancës, Lefter Maliqi, i cili njihet vetëm për sherre banale në Kuvend dhe për kapërcime në krahët politikë.
Sulmi ndaj Ambasadës së Mbreterisë së Bashkuar vjen pasi ambasadorja britanike në Tirane lëshoi dy dite me parë një deklaratë të ashpër për procesin zgjedhor. Pronaret e rinj të News 24 janë shumë të lidhur me kandidatin Lulëzim Basha dhe duket se duan të përdorin TV e sapoblerë për sulme ndaj një vendi mik të Shqipërisë vetëm për shkak të qëndrimeve parimore ndaj procesit zgjedhor.

Lefter Maliqi gjatë një "aksioni" në Kuvend