Barbari mbi pemë, në park do të ndërtohet xhamia dhe një qendër tregtare
Tiranë- Ashtu siç pritej, parkun para parlamentit shqiptar e kanë shkatërruar. Pisha dhe selvi të mbjella që në vitet 30 të shekullit të kaluar, janë shqyer. Në këtë hapësirë të blertë, një vendpushim për mijëra njerëz gjatë gjithë vitit, do të ndërtohet xhamia e madhe që iu premtua nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, komunitetit mysliman.
Por jo vetëm xhamia. Bashkia u kujdes që bashkë me xhaminë të ndërtohet në këtë zonë edhe një qendër tregtare, duke shënuar një akt të paprecedent, atë të shkatërrimit të një parku për të ndërtuar qendër tregtare mu në qendër të kryeqytetit.
Por, veç kësaj, ajo që bie në sy, ashtu siç tregohet edhe në fotografitë e mëposhtme, ishte një sjellje barbare kundrejt natyrës dhe mjedisit. Pemët nuk janë prerë me sharrë, por janë shqyer, janë thyer me makineri të rënda duke demonstruar një sjelle barbare ndaj pemëse që u kanë shërbyer disa brezave që kur janë mbjellë në atë vend.
Barbari mbi pemë, në park do të ndërtohet xhamia dhe një qendër tregtare
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 8
Përfaqësues të shoqatave ambientaliste dhe qytetarë të Tiranës bënë thirrje për ndalimin e kësaj masakre. Por duket se tashmë është vonë, pasi cdo gjë edhte vendosur dhe tani thjesht po luhet akti i fundit i tragjedisë për një prej hapësirave të fundme të gjelbërta që kanë mbetur në kryeqytet. Ambientalistët bënë thirrje që qytetarët të braktisin mitingjet politike dhe të bashkohen për të kundërshtuar shkatërrimin e këtij parku, por edhe ky duket një mision i pamundur, pasi shqiptarët nuk e gezojnë ende dozën e qytetarisë për të protestuar për një park.
Bashkia, ka deklaruar në vazhdimësi se po shton hapësirat e gjelbërta dhe duket se parkun që po shkatërron tani do ta kompensojë me sipërfaqe të gjelbërt në Paskuqan, që do të thotë se banorët e kësaj zone duhet t’i dërgojnë fëmijët në parqet e Bathores, kur të ndërtohen. Ndërsa në vend të këtij parku ftohen njerëzit për tu falur çdo pasdite si dhe për të bërë pazare në qëndrën tregtare të biznesmenit privat të Berishës dhe Bashës.