E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërvishet një nga makinat e eskortës së Berishës, gjobë drejtuesit të mjetit

berisha-makineTiranë- Njëra nga makiant e eskortës së kryeministrit Sali Berisha është gërvishur gjatë rrugës për në mitingun elektoral të Mirditës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën mes Qafës së Kasharit dhe Rinasit, kur makina e fundit e eskortës së kryeministrit është prekur nga një tjetër automjet që bënte manovra të gabuara në rrugë dhe e ka gërvishur lehtë atë.

Forcat e policisë e kanë penalizuar me një gjobë për kundravajtje.

Ndërkaq mësohet se drejtuesi i automjetit që aksidentoi njërën nga makinat e eskortës së kryeministrit, ishte duke udhëtuar me një femër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›