Shitja e Kurbanit, Rama: Kam paguar një më një taksën, Saliu shpif
TIRANE- Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me akuzat e ngritura nga selia blu se nuk ka dorëzuar deklarimin e tij të pasurisë edhe pse në reklamën e tij televizive pretendon se ka përfituar 9.3 milionë lekë nga shitja e librit të tij "Kurban".
Sipas kryesocialistit këto deklarata janë një shpifje e ulët.
“Saliu, me tatimet e gazetat e tij ka fabrikuar e po propagandon një shpifje të ulët sa vetja e tij për deklaratën e të ardhurave të mia! Turp! Kam paguar një më një taksën e "Zotit" për cdo kopje të shitur të Kurbanit e kam deklaruar gjithcka, po maskarallëku do shkojë në fund”, shkruan Rama në Tëitter.
Rama nënvizon më tej se, Saliu “Ka humbur, ka ikur, ka marrë fund e prej dëshpërimit do bëjë edhe më keq se kaq po në fund do t'i mbetet vec ajo që mbetet për këtë soj: Turpi”.
(m.a/BalkanWeb)