E Diel, 1 Nëntor 2026

"Barbaritë greke në Shqipëri", dëshmitë tronditëse vijnë në një libër

Dëshmitë tronditëse të sulmeve greke ne Shqipërinë e viteve 1913-1914 vijnë për herë të parë në shqip bashkë me rishtypjen fototipike të origjinalit me titull " Barbaritë greke në Shqipëri". Kujtimet historike të kesaj periudhe vijnë nga ai që i pa, i jetoi dhe i shkroi, prifti ortodoks dhe autor dokumentar shqiptar, Papa Kosta Tomorri.
 

Redaktori i këtij libri, Naim Zoto, thotë se dëshmitë që sjell ky botim,përmban kujtimet historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes , deri në njohjen e pavarësisë së shtetit shqiptar.
 

Duke shfletuar fletët e këtij libri sheh te shprehet:
"Shqiptarë! Juve djemtë tanë brez pas brezi kur të zini në gojë fjalën grek mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet."
 

Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në SHBA , më 1917. Kosta Papa u dënua me vdekje nga qeveria greke e kohës pikërisht pse publikoi dëshmitë rrëqethëse reale të asaj kohe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›