E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani tek grevistët: Të lejohen ilaçet e lëngjet, përbën vepër penale

Avokati i Popullit Igli Totozani, ka bërë thirrje të tërhiqet mbrapsh urdhëri për ndalim të ilaceve, sorumit, dhe lëngjeve për ish të përndjekurit në grevën e urisë. Në vizitën e tij të parë, në ditën e 29 të grevës së urisë, Totozani e konsideroi të papranueshme këtë vendim që i privon grevistët nga elementët jetësore, ku ka kërkuar edhe hetim të kësaj cështje nga Prokuroria, pasi sipas tij përbën vepër penale.
 

“Kam parë shumë gjatë këtyre muajve, por vizitë më të vështirë dhe më të dhimbshme se kjo e sotmja nuk kam pasur. Duhet të kemi sa më pak situata të tilla në vend. U njoha me problemet e grevistëve, ajo cfarë mund të them është se mora informacion që u janë ndaluar lëngjej, trisoli, ilacet. Kemi pasur një komunikim me Policinë e Shtetit, i kemi shkruar një rekomandim zotit Burgaj për tu lejuar të gjithasa më sipër. Ndërkohë që prapë sot konstatsova se kjo u është ndaluar dhe në mënyrë të përsëritur. I drejtoj një apel personave përgjegjës që ta tërheqin në mënyrë të mënjehershme, dhe pse nuk ka një ligj që bën rregullimin e kësaj greve, por ka parime mbi të gjitha. Një urdhër i tillë është në ekstremitet e një trajtimi cnjerëzor dhe degradues, përbën vepër penale. Përgjegjësia mund të bjerë individualisht mbi atë person që e ka urdhëruar. Ne do ta hetojmë këtë cështje, do të ishte mirë që edhe Prokuroria ta bënte dicka të tillë” tha ai.
Ndërkaq Totozani u bëri apel palëve për ulje të gjakrave dhe dialog, në mënyrë që të zgjidhet sa më parë kjo cështje.
 

“U kërkova grevistëve të ulin tensionet, të gjitha palët të ulin gjakrat, të kthehet qetësia, të fillojnë një dialog konstruktiv, gjithpërfshirës. Besoj se gjeta mirëkuptim nga grevistët. Këtë gjë u kemi kërkuar edhe institucioneve shtetërore, dialog në mënyrë që të gjendet besimi i humbur mes palëve” theksoi Avokati i Popullit.
 

Më herët ish- të përndjekurit kanë denoncuar veprimet e dhunshme të policisë. Vetë grevisti Fatmir Lamaj deklaroi se kryeministri kërkon kufoma, ndërsa shtoi se ky është rasti i dytë i ndërhyerjes brutale të policise, pas incidentit të takimit të ish të përndjekurve me presidentin Nishani.

Nga ana tjetër edhe Partia Socialiste përmes Keti Bazhdarit ka akuzuar qeverinë se ka urdhëruar policinë që të largojë sheqerin dhe trisolin shumë të nevojshme për grevistët.
 

“Ështe e turpshme të shohësh si policia ndërhyn dhe kthehet në dietologën e grevës, dhe nuk lejon mjekët të na japin asnjë informacion. Berisha po drejton një regjim dhe me kujton Enver Hoxhën, sepse menjeherë pas daljes së Philip Reeker, Berisha jep urdhër tu heqë njerëzve edhe sheqerin dhe tritolin, të cilat ai i di mirë sa të nevojshme janë për organizmin e këtyre njerëzve”,- deklaroi Bazhdari.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›