Barca, Ibra nuk është ndër të mbledhurit

Ibrahimoviç nuk gjendet mes 18 të mbledhurve nga Guardiola për debutimin në kampionat të Barcelonës, nesër në Santander kundër Racing.
Në këtë mënyrë po shkohet gjithnjë e më shumë drejt largimit të tij tek Milani.
Kalimi i tij do të përcaktohet sot pasdite në një takim mes drejtuesit kuqezi Adriano Galliani dhe presidentit Sandro Rosell.
Ibra do të kalonte tek Milani me formulën e huasë për këtë sezon, por me detyrimin për blerjen pas një viti për 30 milionë euro.