KEK-u - Trepça '89 1:0 (0:0)

Kastriot, 28 gusht - Sulmuesi Florim Bërbatovci ka shënuar golin e vetëm për KEK-un që mposhti Trepçën '89 me rezultat minimal 1:0. Ndeshja e parë e javës së tretë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll u zhvillua të shtunën në Kastriot. Për KEK-un kjo ishte fitorja e dytë me radhë. Në xhiron e kaluar mposhti Drenicën në Skënderaj, po ashtu me rezultat minimal. Skuadra e rikthyer në elitë, Trepça '89, pësoi humbjen e parë, pas një barazimi e një fitoreje.
Bërbatovci shënoi në minutën e 56-të. Ai realizoi nga afërsia pasi pranoi një top në zonë nga Granit Cana.
"Me meritë arritëm të shënojmë fitore, pasi të gjithë bashkëlojtarët e mi dhanë maksimumin në këtë ndeshje. E dinim që kemi të bëjmë me një kundërshtar mjaft të fortë, por ne në asnjë rast nuk u dorëzuam dhe e deshëm më shumë fitoren. Jam i lumtur që arrita të shënoja gol në këtë ndeshje dhe që goli im solli tri pikë", tha Florim Bërbatovci pas ndeshjes.
Në pjesën e parë skuadrat arritën të kërcënojnë disa herë. Vendasit rrezikuan të parët, por Bërbatovci në minutën e 14-të nuk ishte i saktë. Për mysafirët Emir Ragipoviq qëlloi traversën në minutën e 31-të.
Edhe në pjesën e dytë vendasit ishin më të rrezikshëm. Rastin më të mirë e pati Valon Bajrami që qëlloi traversën në minutën e 50-të. Skuadra mitrovicase në pjesën e dytë nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi.
"Rastet që i patëm sidomos në pjesën e parë nuk arritëm t'i shfrytëzonim. Kur nuk shënon atëherë pëson disfatë. KEK-ut ia uroj fitoren", tha trajneri i Trepçës '89, Afrim Tovërlani.