E Diel, 1 Nëntor 2026

Belegu takon drejtuesit e FIBA-s

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, dhe drejtori i Superligës në basketboll, Nuredin Ibishi, morën pjesë në ceremoninë hapëse të kampionatit botëror "Turqia 2010". Belegu dhe Ibishi të premten e të shtunën kanë pasur takime me drejtuesit e FIBA-s, sekretarin e përgjithshëm Patrick Baumann, kryetarin e Bordit, Bob Elphinston, si edhe me kryetarin e Federatës franceze Yvan Mainini.
"Baumann, Elphinston e Mainin me keqardhje konstatuan se pengesa e mospranimit të FBK-së në FIBA është politike, përkatësisht mospranimi i Kosovës në OKB dhe i Komitetit Olimpik të Kosovës në atë ndërkombëtar. Pengesa assesi nuk është sportive, për të cilën dha vlerësim shumë pozitiv delegacioni i FIBA-s, pas vizitave që i bëri FBK-së vitin e kaluar. Ata kanë vlerësuar përpjekjet tona të pareshtura që të thyhet edhe kjo barrierë e quajtur politikë, duke na dhënë shpresë njëzëri se nuk do të jetë edhe kohë të gjatë", thuhet në një njoftim të FBK-së.
Një delegacion i zgjeruar i FBK-së i përbërë nga pesë anëtare do të udhëtojë për në Turqi më pesë shtator, para fillimit të kongresit të FIBA-s. FBK-ja sërish ka kërkuar nga FIBA që të pranohet në këtë asociacion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›