E Diel, 1 Nëntor 2026

Barça bëhet problem shtypi në SpanjëNdeshja vendimtare për blauganasit është ajo kundër Interit në “Kamp Nou”. Inter kryeson grupin F me 6 pikë, Rubin Kazan e Barcelona kanë nga 5 pikë dhe Dinamo e Kievit, e fundit me 4 pikë.

Rrjetet sociale:

Grupi F është një nga më të pasigurtit gjatë këtij edicioni 2009-2010 të Champions League. Në lojë për dy vendet e para janë të katër skuadrat: Inter (Itali), Barcelona (Spanjë), Rubin Kazan (Rusi) dhe Dinamo Kiev (Ukrainë).

Në fakt, kur u hodh shorti u mendua se për kampionen në fuqi të Europës, Barcelonën, dhe kampionen e Italisë, Interin, do të ishte e lehtë të “fshinin” Rubin Kazanin dhe Dinamon e Kievit.

Barcelona bëri një tjetër kundër-paraqitje ndaj Rubin Kazanit në Rusi. Djemtë e Guardiolës nuk shkuan më shumë se barazimi i bardhë (0-0) përballë kampionëve të Rusisë.

Për gazetën spanjolle “El Mundo Deportivo”, ndeshja e futi Barçën në një “Ruletë ruse” dhe kualifikimi i skuadrës katalanase do të luhet gjatë duelit të ardhshëm “Pep-Mou” në Kamp Nou.

Për gazetën sportive “Sport”, Barcës i mjafton thjesht të fitojë përballë Interit dhe Dinamos në Kiev e “të kualifikohet”.

Shtypi madrilen është më i ashpër, madje tregohet shumë i rezervuar në lidhje me shanset e kampionëve të Europës së vitit 2009. “Marca” dhe “As” shkruajnë se “Barça e tregua e vogël përballë Rubin Kazanit”.

“El Pais” i frikësohet një sterilizimi të fuqisë shënuese të katalanasve. “El Mundo” shton se “Lionel Mesi me shokë ngrinë nga të ftohti dhe Rubini”. Barcelona nuk arriti të fitojë asnjë nga ndeshjet kundër kampiones së Rusisë, pasi dhe takimin e parë e kishte humbur 2-1 në “Kamp Nou”.

Ndeshja vendimtare për blauganasit është ajo kundër Interit në “Kamp Nou”. Inter kryeson grupin F me 6 pikë, Rubin Kazan e  Barcelona kanë nga 5 pikë dhe Dinamo e Kievit, e fundit me 4 pikë.
Numri i klikimeve - 4964
  E Enjte, 05 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›