Valencia kërkon pasuesin e David VillaPërveç dy gjigantëve të Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona, për sulmuesin David Villa interesohen edhe Stuttgart, West Ham, Napoli, por dhe Milan

Rrjetet sociale:
Nëse nga ana sportive Valencia po ia kalon shumë mirë (ndodhet në vendin e 4-t në Primera Division), situata e saj financiare është fort e komplikuar.
Klubi spanjoll ka vendosur së fundi të shesë golashënuesin më të mirë të tij, David Villa, për të rregulluar sadopak bilancin në “Mestalla”.
Pas emrave të Milan Jovanovic et André-Pierre Gignac, radioja spanjolle “Cadena Ser” përmend si zëvendësues edhe italianin Luca Toni.
Përveç dy gjigantëve të Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona, për sulmuesin David Villa interesohen edhe Stuttgart, West Ham, Napoli, por dhe Milan ka shfaqur interesimin për kampionin e Europës.
Numri i klikimeve - 4965
E Enjte, 05 Nentor 2009