E Enjte, 5 Nëntor 2026

Barça bën vetëvrasje në fushën e Levantes

Barcelona, edhe njëherë, i bën keq vetes e tani rrezikon t’i thotë lamtumirë garës për fitimin e titullit në La Liga. Vetëm barazim, 3-3 në fushën e Levantes. Atletico është përsëri para, me një pikë më shumë dhe me një ndeshje për të luajtur.

Angazhimi i djemve të Koeman nuk ishte ndër më të vështirët në letër, por në një sezon si ky, sigurisht që nuk mund të nënvlerësojë angazhime të tilla. Sfida është zhbllokuar në minutën e 26-të nga një gol i jashtëzakonshëm.

Jordi Alba jep një krosim nga e majta, që pas një devijimi rastësor, përfundon në këmbët e Messit: një kthesë e shpejtë dhe top i ulët, në rrjetë. Katalanasit kanë hapësirë dhe në minutën e 34-të shfrytëzohet rasti: një filtër i thellë nga Pulce, një asistim nga Dembelé për Pedri dhe një goditje e lehtë për 0-2.

Kur gjithçka dukej e përfunduar, mbrojtja katalanase befasohet nga veprimi I Meleron 57’ dhe rezultati ngushtohet, 1-2. Ishte një goditje e papritur dhe në pak minuta, “komandanti” Morales 59’ arriti të shënojë golin e barazimit, 2-2.

Dembelé, megjithatë, mendon të largojë frikën me një goditje të shkëlqyer, që në 64 ‘  sjell edhe njëherë avantazhin e katalanasve. Por sfida nuk ka mbaruar dhe në fund, Sergio Leon 83’ vendos barazpeshën, 3-3, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›