Barça dhe Dembele, tension i lartë: Xavi përjashton lojtarin

Përplasja mes Barcelonës dhe Ousmane Dembelé, të cilit i skadon kontrata në qershorin e ardhshëm me blaugranat, situata është e ndezur. Ditët e fundit, klubi katalanas dhe trajneri Xavi i kanë kërkuar sulmuesit francez që të vendosë për të ardhmen e tij dhe ndoshta të rinovojë menjëherë kontratën me katalanasit, por pa harruar dhe mundësinë që ekziston për ta shitur në janar.
Megjithatë, Dembelé dhe agjenti i tij nuk po nxitojnë të përcaktojnë të ardhmen e tij dhe, si kundërpërgjigje, Xavi e ka përjashtuar francezin nga skuadra për ndeshjen jashtë fushe të Kupës së Mbretit me Athletic Bilbao, të planifikuar për sonte në orën 21:30 për fazën e 16-të. Juventusi, shumë i interesuar për Dembelen, mbetet në dritare, gati për ta marrë lojtarin deri në mbylljen e merkatos së transferimeve dimërore.