E Enjte, 5 Nëntor 2026

Reali i Madridit, kualifikim dramatik

Kupa e Spanjës është një nga veprimtaritë madhore sportive që po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit dhe të enjten ajo ka luajtur dy takimet që kanë përmbyllur edhe turin e 16-shes dhe kanë plotësuar edhe tablonë e çerekfinaleve. Të dy këto ndeshje kanë ardhur drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport dhe në takimin e luajtur më herët, Elçe ka pritur në fushën e vet Realin e Madridit.

Kjo e fundit vinte në këtë takim pasi pati siguruar në fundjavë trofeun e Superkupës së Spanjës, por ka vuajtur përballë një kundërshtareje modeste dhe, për rrjedhojë, si pjesa e parë, ashtu edhe ajo e dytë është mbyllur me rrjeta të paprekura, duke bërë që gjithçka t’u drejtohet dy pjesëve shtesë, nga 15 minuta secila. Dhe, në të parën, madrilenët do të mbeten me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Marselos, në minutën e 102-të dhe, menjëherë më pas do të pësojnë edhe gol, pasi vendasit shënojnë me anë të Verdusë.

Por madridlenët e kapërcejnë inferioritetin numerik, por edhe deficitin e një goli, pasi barazojnë shifrat në minutën e 108-të, me anë të Iskos. Dhe 8 minuta më pas, Eden Hazard përmbys gjithçka me golin e dytë të Realit. Pavarsisht një fundi dramatik, ku vendasve u është anuluar në mënyrë kontradiktore edhe një gol, Reali i Madridit mposht Elçen 2-1 dhe siguron vendin në çerekfinale të Kupës së Spanjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›