E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça dhe United hapin kuletat

Lionel Messi dhe pjesa tjetër e skuadrës së Barcelonës do të fitojnë secili nga 810 mijë euro nëse do të arrijnë të fitojnë përballë Manchester United në finalen e ligës së kampioneve. Drejtuesit e klubit katalanas kanë caktuar një premio prej 18 milion euro për të gjithë skuadrën me qëllim fitoren përballë anglezëve të Manchester United.

Nëse vjen deri te fitorja, futbollistët e Barcelonës do të fitojnë më shumë se 9000 euro në minutë të luajtur ose 150 euro për sekondë të luajtur në finalen e Ligës së Kampioneve.

Secili lojtar mesatarisht do të fitojë nga 750 mijë euro në rast të fitores, por pagesa e premios nuk do të jetë e njëjtë, kështu që yjet e Barcës siç janë Lionel Messi, Xavi dhe Iniesta do të fitojnë mbi 1 milionë euro. Bonus për fitoren në mbrëmjen e nesërme të finales së Ligës së Kampioneve është përafërsisht i njëjtë me atë të vitit 2009 kur Barcelona në Romë kishte mposhtur kundërshtarin e njëjtë me rezultat 2:0. Ndërsa Manchester United ka caktuar premion 9 milion paund për skuadrën në tërësi ndërsa secili prej tyre do të marrë mesatarisht 350 mijë paund nëse frenojnë Barcelonën.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›