E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletico Madridi ofertë për Benitezin

Pas një periudhe jo aq të kënaqshme te Interi, ish-trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka shans për t`u rikthyer në menaxhim te Atletico Madridi, shkruan The Times.

Spanjolli, i cili jeton në Angli, është lidhur me një rikthim në Premir Ligën por ai i ka thënë Atleticos se do të mendojë edhe për këtë mundësi ndërsa është në pushime dhe do të marrë një vendim kur të kthehet.

Benitez raportohet se nuk e ka me nxitim të rikthehet në postin e trajnerit dhe dëshiron të zgjedhë opsionin e duhur. Megjithatë Benitez raportohet se e admiron Atleticon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›