Barça drithëron Interin, super-ofertë për Handanoviç
Lajme të këqija në horizont për Interin që rrezikon të humbasë edhe një nga elementët e pakët pozitivë të klëtij sezoni. Barcelona është gati ti rrëmbejë Andrea Stramaccionit, portierin slloven Samir Handanoviç për të zëvendësuar Victor Valdes, i cili ka bërë me dije se nuk do ta rinovojë kontratën që skadon në vitin 2014. Emri i gjigantit të Interit është vënë në krye të listës së shoqërisë blaugrana, e cila është e gatshme për të nisur sa më shpejt negociatat edhe me agjentin e portierit slloven. Katalanasit mendojnë të derdhin rreth 30 milionë euro në arkën e skuadrës zikaltër, 15 milionë më shumë se sa shifra që pagoi Massimo Moratti për ta shkëputur nga Udinese. Në negociata mund të përfshihet edhe Alexis Sanchez. Kiliani mund të rikthehet në Itali pasi nuk po gjen hapësirat e nevojshme te ekipi i Vilanovas, i mbipopulluar me sulmues cilësorë. Gjithsesi, gjithçka mbetet në kuadrin e zërave mediatikë, pasi presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell nuk ka paraqitur ende asnjë ofertë zyrtare.
Lavezzi: Unë te Milani? Kurrë mos thuaj kurrë!
Që Milano përfaqëson një prej preferencave të tij kjo dihet prej kohësh. Dhe Ezequil Lavezzi e ka rinkorfimuar sërish pas intervistës së dhënë më 6 prill në Sportweek ku deklaronte se nuk mund ta përjashtonte një rikthim në Itali. Të vijë këtu më pëlqen shumë. Një e ardhme tek Milan? Kurrë mos thuaj kurrë, deklaroi ai. El Pocho është rikthyer sërish në Milano dhe gjysma e parë e kësaj vizite ka qenë pothuajse e detyruar: restoranti Giannino atje ku ka drekuar me mikun e tij të ngushte Lorenzo Tonetti një njeri shumë i lidhur edhe me Adriano Galliani. Rastësisht në tavolinën në krah ishte i ulur Bojan duke të dhënë përshtypjen e një dere të lëvizshme, që po mbyllen për katalanasin dhe duket se po hapen për argjentinasin. Ish sulmuesi i Napolit ka qenë i qartë prej kohësh. Dy skuadrat e Milanos do të ishin një mundësi e mirë, por Milan është më tërheqës se Inter. Por nuk janë vetëm deklaratat e dashurisë për Milanon nga ana e Lavezzit ato që e ndezin edhe më shumë një rikthim të mundshëm të tij në Itali. Mendohet se sulmuesi dhe bashkëpunëtori i tij i besuar kanë bërë edhe një sondazh në një agjensi imoboliare për të vëzhguar ndonjë apartament në Milano.