Profil/Sir Alex Ferguson, thjesht numri një
72 vjeçari ka dominuar Premier League-n me United, ka 48 tituj në karrierë. Ja kKush është bosi skocez që ka frikë vetëm bashkëshorten
Nga Giovanni Capuano
Është vetëm një kundërshtar, për të cilin Sir Alex Ferguson nuk mund të thotë që ka pirë një gotë verë pasi e ka mundur. Jo në fushë, por në librat e rekordeve. Para tij është vetëm Guy Roux dhe 44 vitet e tij mbi pankinën e Auxerre që sir Alex Ferguson është i detyruar të ulën kokën. Të gjithë të tjerët i ka lënë pas, dhe titulli i fituar me Manchester United nën ritmin e rekordeve është vetëm perla e fundit e një karriere të jashtëzakonshme.
Dominoi Premier League dhe fitoi titullin katër javë para fundit dhe me mbi 16 pikë nga kushërinjtë e zhurmshëm të Manchester City (kështu e cilësoi një vit më pas më parë pas befasisë së Agueros), trofeu numër 48 mes Skocisë dhe Anglisë, është rekordmeni i të gjithë sportistëve që jetojnë, sepse një pjesë të mirë të historisë së Manchester United e ka shkruar pikërisht Alex Ferguson.
U ul në këtë pankinë më 6 nëntor 1986 dhe pë momentin nuk ka ndërmend të heqë dorë. Ishte folur dy sezonet e fundit që ai mund të largohej dhe tia linte trashëgiminë Mourinhos, por nuk u bë asgjë. Ka 26 vite në këtë stol, por që nuk do të bëhen kurrë 44 vite, sepse edhe sir Alex nuk është i përjetshëm, dhe pranverat tani janë 72, por ai duket se ndjek parabolën e një njeriu të ri brenda, i aftë të rigjenerohet.
Historia e Ferguson, është historia e njeriu që duhet tia dedikojë sukseset e mëtejshme një barazimi, madje të një barazimi të rastësishëm në finalen FA Cup në 1990, kur M. Utd për pak ishte duke humbur (kundër Crystal Palace), dhe në rast humbjeje do të ishte shkarkuar. Debutimi i tij më Djajtë e Kuq nuk ishte një debutim ëndrrash: humbi ndeshjen e parë kundër Oxford, e për të vazhduar me zhgënjime për tre vite me radhë, dhe që evitoi me 5 pikë rënien nga kategoria. Pra, një gjysëm fatkeqësi, që u shpëtua nga trofeu i fituar në Wembley, që do të ishte i pari i një serie të pafundme.
Por Sir Alex Ferguson nuk është i famshëm vetëm për fitoret e shumta. Ai është njeriu që për çerek shekulli në pankinën e Old Trafford ka bërë debate të shumta, duele verbale, përplasje fizike me arbritrat, kundërshtarët, gazetarët, madje dhe me lojtarët; rasti i fundit ishte sulmi mbi gjyqtarin turk Cakir që u kushtoi eliminimin nga Reali di Mourinhos.
Një bos në të gjitha kuptimet. E respektojnë dhe e kanë frikë. Një njeri i aftë të ulet dhe të pijë një shishe vere të mirë me trajnerin e ekipit kundërshtar, por edhe të kërcejë në fushë për një vendim të gabuar të drejtuesit të garës. Ulërimat e tij kanë bërë xhiron e botës dhe i ke kudo nëpër ueb.
Ferguson është trajneri që i qëlloi me këpucë në fytyrë Beckamit. Njeriu që në një lidhje direkte televizive u tall me një gazetar duke i shpjeguar që pyetje të tilla mund tu bëhen vetëm grave. Ose akoma më shumë, kur mori përpara me fjalë të rënda një reporter para pankinës së tij që i kushtoi një javë skualifikim, apo një tjetër që i bëri një pyetje të gabuar. E kështu janë me dhjetëra raste. I obsesionuar pas fitores, i lidhur shumë me lojtarët e tij, por edhe mjaft i ashpër me ta sa mund dhe ta urresh/
Shumë njerëz thonë se stili që ka bërë të famshëm Mourinhon, të kujton atë të shpikur nga Ferguson që në çdo moment lëviz duke përtypur në mënyrë obsesive çamçakëzin dhe dridhja e duarve kur ka komente tensiono.
Dhe po ta mendosh mirë, është vetëm një person që nuk e ka ulur kokën para tij gjatë këtij çerek shekulli, ajo është: zonja Cathy. Çifti ka së bashku një gjysëm shekulli, dhe në shtëpinë Ferguson komandon ajo. Ia ka ndaluar Alex të mbajë në shtëpi të ekspozuar trofetë, apo të marrë me vete libra futbolli. Kurse ai rri urtë dhe i bindet. Dhe kur bashkëshortja i thotë që nuk do ta mund ta ndiqte një ndeshje miqësore verore, sepse duhej të sistemonin shtëpinë, pasi kishin blerë një të re. Ai pranoi kokulur dhe çoi në pankinë zëvendësin e tij. Është mirë të jesh një i fortë, por jo nëse Cathy nxehet…