E Diel, 1 Nëntor 2026

Konte do qëndrojë tek Juve, por kërkon një sulmues klasi

conteEpoka Andrea Anjeli duket në rrugën e duhur të paktën kështu thonë shifrat. Juventusi po dominon në futbollin italian dhe ka treguar një paraqitje të mirë në Europë në rikthimin e saj pas disa vitesh mungesë, duke shkuar deri në fazën çerekfinale të Champions League. Stadiumi i dhe tekniku i ri bënë një kthesë 360 gradë në skuadrën bardhezi duke treguar një model të ri të ngjashëm me ato në Angli dhe Gjermani. Tekniku i Juventusit, Antonio Konte ka fituar gati gjithçka në këto dy sezone në Itali përveç Kupës së Italisë. 43-vjeçari menjëherë sapo zbarkoi në Torino i kishte idetë e qarta, kërkonte të ndërtonte një skuadër të re që rikthente Zonjën e vjetër aty ku i takon, dhe këtë e bëri më së miri në sezonin e tij të parë duke e përsëritur edhe në vitin e dytë. Kohët e fundit shumë skuadra po e kërkojnë më çdo kusht në pankinën e disa nga klubeve më të mëdha, si Chelsea, Manchester City, Real, Barcelona dhe PSG. “Rruga ime te Juventusi do të përfundojë vetëm atëherë kur të mos jem me entuziast, dhe për momentin jam shumë i lumtur me të gjithë djemtë sepse kemi fituar titullin e dytë rresht, ka thënë ai. Fjalët e entuziaste të strategut të Juventusit mund të jenë një sinjal pozitiv për bardhezinjtë por nuk mund të tregojnë asgjë. Ai do të takohet me presidentin Andrea Anjeli menjëherë pas zyrtarizimit të titullit, për të vendosur pikat mbi i për të ardhmen e tij. Marota mund ta blindojnë gjeneralin e tyre vetëm duke sjell në Torino një sulmues të madh. Emrat më të përfolur në ambientin bardhezi janë Ibrahimovic, Sanchez, Jovetic, Suarez, Muriel të cilët mund të garantojnë më shumë klas dhe gola të Zonja e vjetër. E ardhmja në stolin bardhezi e teknikut Antonio Konte mund të varet edhe nga merkatoja e verës. Tekniku italian është i gatshëm të vazhdojë projektin me torinezët por me një Top Player më shumë në fushën e lojës. Në listën e gjatë të tenikut nga Lecce janë Ibrahimovic, Suarez, Sanchez, Jovetic dhe Muriel. (Gazzetta dello Sport)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›