E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca e Inter kualifikohen për turin e dytë

Barcelona dhe Interi kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Barcelona ka shënuar fitore si mysafir i Dynamo Kievit me rezultat 2-1, duke arritur ta përmbysë epërsinë e vendasve.
Dynamo kaloi shume herët në epërsi (2'), me një gol të shënuar nga Artem Milevsky, ndërsa në minutën e 33-të, Xavi barazoi rezultatin.
Fitoren Blaugranëve ua solli superylli argjentinas Lionel Messi, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Takimi tjetër i Grupit F, zhvilluar në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Rubin Kazanit, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 2-0.
Samuel Eto'o shënoi golin e parë të zikaltërve (31'), pas një rrëmuje që shkaktoi kapiteni Javier Zanetti, ndërsa asistues ishte Mario Balotelli.
SuperMario ishte lojtari që dyfishoi rezultatin me një supergol të shënuar nga gjuajtja e lirë (64').
Pas xhiros së fundit, Barcelona dhe Interi vazhdojnë garën më prestigjioze të futbollit evropian, ndërsa Rubin Kazani do të bëjë gara në Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›