E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi "Gjallë", do marr pjesë në Palm Spring Film Festival

Filmi "Gjallë" i Artan Minarollit është zgjedhur në seksionin e filmin të huaj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Palm Spring, Los Angeles. Deri tani filmi "Gjallë" i regjisorit Artan Minarolli ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare dhe është vlerësuar me disa çmime. Vetë Regjisori Artan Minarolli është ftuar të marrë pjesë ne shfaqjen e filmit të tij në 16 dhe 17 janar 2010, si dhe në mbrëmjen gala të ndarjes se çmimeve.Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Palm Springs ne Los Anxhelo, që do të mbahet nga data 7-18 janar 2010, ka një reputacion të fortë në botën e kinemasë dhe shërben si një trampolinë lançimi në industrinë filmike, duke shënuar arritje te suksesshme në shitjen dhe distribucionin e filmave të rinj dhe në promovimin e kineastëve. Festivali, gjithashtu, ndërthur edhe aspektet më të mira të tregut të filmi me reputacionin e mirë që ka krijuar ndër vite, si një Festival me audiencë të lartë, të cilin çdo kineast do të donte ta ndiqte. Ky festival është i njohur edhe si "Paradhoma e Edicionit e 82 të çmimit "Oscar" për vitin 2010 pasi, siç dihet, ky film përfaqëson Shqipërinë në këtë konkurrim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›