Maqedoni, tre persona të tjerë humbin jetën nga H1N1
Maqedonia regjistron edhe tre viktima të tjera nga virusi vdekjeprurës i gripit të derrave gjatë 24 orëve të fundit.
Viktima e parë është një burrë 57 vjeçar nga Manastiri, i cili vuante nga kardiomiopatia, dhe dy gra të moshës 71 dhe 75 vjeçare nga Shkupi, njëra me kardiomiopatia, ndërsa tjetra me diabet dhe probleme të zemrës.
Siç njoftoi në takimin e sotëm me gazetarët drejtori i Klinikës Infektive, Zvonko Milenkoviç, "pacientët ishin në gjendje të rëndë klinike, me bronkopneumoni dhe ka pasur keqësim të sëmundjeve të tjera që mbartnin". Në fakt ata ishin shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të kaluara në Klinikën për sëmundje infektive janë kontrolluar 33 pacientë të rinj prej të cilëve nëntë janë shtruar. Nga fillimi i pandemisë deri më tani në klinikë janë shëruar 609 pacientë.
Në Maqedoni deri më tani nga gripi i derrave kanë humbur jetën 12 persona.