E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca e merr me vete edhe Neymarin

Barcelona do të luaj nesër ndeshjen e radhës miqësore. Skuadra katalonase udhëton në Poloni për tu ndeshur me skuadrën polake, Lechia Gdansk.

Kjo ndeshje pritet të jetë debutuese për Tata Martinon. Jo vetëm kaq, Barcelona ka vendosur që me vete të marrë edhe transferin e ri, brazilianin Neymar.

Ylli brazilian pritet të debutoi në këtë sfidë, ndërsa në skuadër janë rikthyer edhe lojtarët e përfaqësueses spanjolle./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›