Cristiano Ronaldo më i ndjekuri në Twitter

Cristiano Ronaldo e çon në 20 milionë...jo pagën vjetore te Reali i Madridit por numrin e ndjekësve në rrjetin e tij social në Twitter. Me kalimin e këtij kufiri, fenomeni portugez ka krijuar një diferencë të madhe me sportistët e tjerë. Edhe shkalla e dytë e podiumit shikon si protagonist një tjetër lojtar të Realit sepse Kaka numëron plot 16 milionë ndjekës, duke ia lënë shkallën më të ulët lojtarit të vitit në NBA, Lebron James me 10 milionë. Përsa i përket futbollistëve brazilianë, Neymar kryeson me 7.7 milionë, i ndjekur nga Ronaldinjo me 6.8, ndërsa Ronaldo numëron 3.5 milionë fansa. Numër të konsiderueëhsm fansash numëron edhe Wayne Rooney me 6.7 milionë./indeksionline/.