Skandal i UEFA-s, Serbia me himnin e ish Jugosllavisë

Ndeshja gjysëmfinale e kampionatit evropian për grupmoshat U19 mes Serbisë dhe Portugalisë ka sjellur një skandal nga UEFA.
Para ndeshjes kur himnet duhej të interpretoheshin, lojtarët serb mbetën të shtangur kur himni i tyre filloj të këndohej.
Në stadium dëgjohej himni i Ish Jugosllavisë, ndërsa lojtarët filluan të shikonin njëri tjetrin.
Për më keq, himni u interpretua deri në fund. Mediat serbe e kanë kritikuar mjaft këtë skandal të cilin i'a kanë drejtuar UEFA-s./Indeksonline/