Barca luan per Titon
Futbolli i elitës do ta ndriçojë sot Spanjën, duke pasur në vetvete edhe shkëlqimin e së dielës që do të jetë pushim. Luhet përpara Krishtlindjeve, për javën e 17-të dhe kjo mbrëmje do të shohë në fushë dy skuadrat më me histori të gadishullit Iberik.
Barcelona do të provojë të arrijë fitoren e radhës në fushën e Valadolidit, përballje ndaj një ekipi të mesit të tabelës, ndërsa suksesi do t’i dedikohej trajnerit të sëmurë, Tito Vilanova, që ende ndodhet në spital, pasi u operua nga kanceri.
Lionel Mesi gjithashtu ka rastin e fundit të shënojë një apo më shumë gola, për ta ngjitur rekordin e tij përtej shifrës 90 që ka arritur deri tani.
Në fushë edhe Reali i Madridit, gjithashtu në shtëpi të huaj. Përballja e skuadrës së Murinjos, në stadiumin e Malagës, në letër është më e vështirë sesa e Barçës. Dy ekipet i ndajnë vetëm 5 pikë dhe ekipi vendas do të kërkojë të afrohet me “merengesit”.
Realit i duhet suksesi për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë, pasi një mbrëmje më parë Atletiko i mori 3 pikët në shtëpi, me fitoren 1-0 ndaj Seltës, duke pasur tani 40 pikë ndaj 33 të Madridit.
Barcelona, kryeson e sigurt La Ligën me 46 pikë fituar në 16 ndeshje të luajtura.