E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Interi ka harruar te fitoje

Interi ka harruar të fitojë në Serinë A italiane dhe këtë e konfirmoi edhe me barazimin 1-1 në fushën e tij ndaj Xhenoas. Në ndeshjen e nisur në orën 12:30, zikaltërit madje rrezikuan që të humbisnin pasi skuadra mike kaloi e para në epërsi.

Pas një pjese të parë aspak të bukur, në pjesën e dytë, autor i golit ishte Imobile, ndërsa mbrojtja vendase mbeti e palëvizshme.
Skuadra e trajnerit Stramaçoni arriti të reagonte me shumë vështirësi, por pa marrë dot më shumë se 1 pikë. Barazimi u arrit 5 minuta para fundit falë një goli të shënuar nga sulmuesi veteran, Diego Milito.

Ky rezultat do të thotë se skuadra milaneze mbetet 9 pikë prapa Juventusit që kryeson dhe që fitoi një ditë më parë 3-1 ndaj Kaljarit.
Skuadra e drejtuar nga Stramaçoni nuk po arrin të bindë me lojën e saj dhe duken të largëta kohët kur fitonte bindshëm 3-1 në fushën e Juventusit apo kur triumfonte në derbin ndaj Milanit.

Me këtë ecuri, Interi jo vetëm që po humb shpresat për titullin kampion, por po rrezikon seriozisht një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›