Barça, mbretëreshë e ‘Topit të Artë’

Kështu, gjiganti katalunas është bërë klubi me më së shumti trofe të tillë të fituar në histori të futbollit. Me nëntë trofe të fituar, gjiganti katalunas kaloi dy klubet e mëdha italiane Milan dhe Juventus, të cilat kanë nga 8 ‘Topa të Artë’, të cilët i kishin fituar gjashtë lojtarë të këtyre dy skuadrave.
S’duhet harruar faktin se edhe ylli brazilian Ronaldo e kishte fituar këtë trofe në vitin 1997, falë paraqitjes së jashtëzakonshme me Barçën, por që gjatë verës së atij viti ishte transferuar në Inter. Gjithashtu, edhe për ‘Topin e Artë’ të Luis Figos ka merita ‘Blaugrana’, ngase ai e kishte arritur kulmin në Barcelonë në atë vit, para se të kalonte në Real Madrid, ku e fitoi këtë trofe.
Lista e fituesve te Barcelona
Luis Suarez (1960)
Johan Cruyff (1973, 1974)
Hristo Stoichkov (1994)
Rivaldo (1999)
Ronaldinho (2005)
Lionel Messi (2009, 2010, 2011)