Palermo Ujkani rrezikon vendin

Forma jo e mirë dhe gabimet e vazhdueshme e kanë vendosur në qendër të kritikave.
Pasiguria më e fundit, që Samir Ujkani shfaqi te Palermo, i mohoi skuadrës fitoren në fushën e Udineses. Portieri shqiptar nuk u kuptua me mbrojtësin Munoz dhe i dhuroi golin e barazimit 1-1 Antonio Di Natales.
Në Itali, tani “gardianin” e akuzojnë si përgjegjës për renditjen e dobët të skuadrës së Gasperinit, e cila është në luftë për mbijetesë.
Janë të paktën gjashtë ndeshje në të cilat Ujkani nuk është shfaqur në lartësinë e duhur dhe pasiguritë e tij i kanë kushtuar Palermos të paktën 7 pikë në renditje.
Numri 1 rrezikon seriozisht vendin e titullarit te skuadra e Serisë A. Kjo do të ishte një tjetër goditje e fort, pasi humbi formacionin në Kombëtaren shqiptare, ku tani portier i parë është Etrit Berisha.