E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça s’ka shanse Reale për titull

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola nuk beson se ekipi i tij ka shanse për ta mbrojtur titullin e kampionit në La Liga, duke insistuar se për ta ‘kapur’ Real Madridin është mision i pamundur.

Barcelonës iu shtuan shpresat pas fitores në udhëtim ndaj Sevillës dhe pas barazimit të madrilenëve në shtëpi me Malagan, duke e ngushtuar diferencën në 8 pikë, por trajneri spanjoll vazhdon të insistojë se diferenca në mes të ekipeve është mjaft e madhe.

“Është e vështirë t’i shohim ata duke humbur më shumë ndeshje. Unë ende nuk mendoj se do ta fitojmë La Ligën. Matematikisht kemi ende mundësi, por nuk mendoj se ne do të gëzohemi në fund. të njëjtën gjë e thash edhe javë më parë. Objektiv yni nuk është që të mendojmë që t’i rikthejmë ato tetë pikë. Mendoj se do të ishte gabim”, deklaroi Guardiola.

“Do të mendoja ndryshe nëse diferenca do të ishte prej 4-5 pikësh, para ndeshjes në Camp Nou. Ai fakt do ta bënte El Clasicon më vendimtare. Por, kur ke përpara një ekip si Reali, i cili ka kapital prej aq shumë pikësh, gjëja më e mirë është që të mos mendojmë shumë për titull. Nuk duhet të mendojmë se: nëse ne e fitojmë këtë lojë dhe ata do ta humbin...”, përfundoi Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›