E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça shtrëngon radhët, protagonistët të bindur se mund të “harrojnë” humbjet e fundit

Hansi Flick së bashku me lojtarët e tij janë takuar ditën e djeshme në “Ciutat Esportiva Joan Gamper” për të diskutuar rreth situatës së krijuar pas dy humbjeve që ka pësuar ekipi në ditët e fundit.

Disfata me PSG-në dhe Real-in duhen hedhur pas krahëve sa më shpejt të jetë e mundur ndërsa kalendari i ofron një mundësi të mirë për arritur diçka të  tillë.

Dueli me Alavés më 31 tetor, i cili do të pasohet nga sfida me Aston Villa më 3 nëntor dhe atë ai me Atlético Madrid pesë ditë më pas do të shfrytëzohen nga ekipi katalanas për t’u rikthyer në rrugën e duhuar.

Flick dhe lojtarët kanë shtrënguar radhës ditën e djeshme duke bërë një takim ku sipas shumë gazetave katalanase të dy palët shikojnë me optimizëm sezonin. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›