Barça “ngrin” në Kazanin e “nxehtë”
Barazim i bardhë në Kazan, aty ku Rubini vendas nuk rresht së bëri surpriza të bukura. Kampionët e Europës në fuqi nuk arritën dot as kësaj here të thyenin rusët, duke zbritur tashmë në vendin e tretë në grup, me pesë pikë, aq sa ka edhe Rubin Kazani (Interi ngjitet në krye me gjashtë pikë).
Vetëm 0-0 në takimin që u luajt më herët se të tjerët (në orën 18:30). Pas fitores befasuese 2-1 në “Kamp Nou” dy javë më parë, kampionët e Rusisë ia dalin të mbeten të pamposhtur përballë skuadrës së Pep Guardiolës.
Ndeshje pa shumë histori, e luajtur në temperaturën 5 gradë nën zero. Raste të pakta për të dy skuadrat (për t’u mbajtur mend shtylla e Ibrahimoviçit pas vetëm dy minutash lojë), që ndajnë kështu nga një pikë dhe vendin e dytë e të tretë në grupin F.
Kanë mbetur edhe dy takime nga përfundimi i fazës së grupeve dhe gjithçka mbetet e hapur në grupin e surprizave. Barcelona do të presë në “Kamp Nou” Interin pas tre javësh, kurse Rubini do të luajë përsëri në shtëpi, kësaj here kundër Dinamos së Kievit.
Rubin Kazan 0 – 0 Barcelona
Rubin Kazan 4-4-1-1: Rizhikov; Salukvaxe, Sharonov, K.Navas, Ansaldi; Riazancev, Noboa, Semak, Kaleshin; Karadeniz (Bukarov 61’); Domingez. Trajner: K. Berdiev
Barcelona 4-3-3: Valdes; D.Alvesh, Pike, Pujol, Abidal; Ksavi, J.Ture, Keita (Henri 81’); Mesi, Ibrahimoviç, Iniesta. Trajner: P. Guardiola
Gjyqtar: K. Plautz (Austri)
Kartonë të verdhë: Rizhikov, Semak / Pujol