E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel në Kongres: Duhet të heqim muret në kokat tona

Zonja Merkel deklaroi para Kongresit Amerikan, se ndihma e ofruar 20 vjet më parë është një dëshmi e fuqishme e miqësisë transatlantike. Kancelarja gjermane theksoi rëndësinë e samitit të ardhshëm botëror për klimën, i cili do të mbahet në Kopenhagën në muajin dhjetor.

"Nuk ka asnjë dyshim; bota në dhjetor do të shikojë në drejtim të Evropës dhe SHBA-së. E vërteta është që pa ndihmën e Kinës dhe Indisë nuk do të ketë zgjidhje, por jam e sigurt se Evropa dhe Amerika janë të gatshme për përgjegjësi dhe në këtë mënyrë do të bindin edhe Kinën dhe Indinë. Jam e bindur, se ashtu sikurse në shekullin e 20-të patëm fuqi për rrëzimin e një muri prej çeliku dhe betoni, edhe në shekullin e 21-të do të kemi fuqi të rrëzojmë muret në kokat tona, muret e interesave afatshkurtra, muret e të sotmes dhe së ardhmes", deklaroi Merkel para Kongresit Amerikan.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›