E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reforma në shëndetësi e vështirë, por do arrihet

Sipas kryeministrit, ky reformim do realizohet edhe me rrogat që do të marrin punonjësit e shëndetësisë, duke theksuar veçanërisht hierarkinë në paga si dhe pagesat e veçanta për mjekët në zonat e thella të vendit.

“Qeveria ime e ka prioritet reformën në shëndetësi. Është një reformë e vështirë, por do të arrihet”, theksoi Berisha. Gjithashtu, ai ka folur edhe për korrupsionin në shëndetësi, një nga sektorët shtetëror më të korruptuar në vend.

“Duhet eliminuar korrupsioni në spitale, por edhe në të gjithë sistemin shëndetësor”, tha më tej kreu i qeverisë. Deklaratat e kryeministrit Berisha u bënë gjatë përurimit të godinës së infermierisë në Tiranë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›