E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça-Real, e gjithë bota me sytë nga “El Classico”

Janë plot 346 milion euro që do të zbresin në fushë nga të dy ekipet, qindra miliona njerëz nga 151 vende në të pestë kontinentet që do ta ndjekin nga televizori dhe gjithashtu 51 ekrane gjigantë jashtë stadiumit, sepse numri i biletave në dispozicion nuk mund të përballonte kërkesat.

Në ditëlindjen e Barcelonës (sot katalanasit mbushin 110 vjet), e gjithë bota i ka sytë në “Kamp Nou”, aty ku kampionët e pesëfishtë të sezonit të kaluar presin Realin e Madridit, që ka një pikë më shumë në renditjen e përgjithshme.

Është edhe një sfidë brenda sfidës, sepse janë dy “Topa të Artë”, Kaka dhe Ronaldo (së shpejti edhe Mesi). Ndoshta ky i fundit mund ta nisë ndeshjen nga stoli. Një sfidë që të gjithë duan ta luajnë dhe në prag të së cilës nuk kanë munguar deklaratat e kundërdeklaratat e protagonistëve.

“Do të luaj apo jo? Sigurisht, dhe dua të shënoj 10 gola”. Fjalë të Kristiano Ronaldos. Ndërkohë, Ibrahimoviç: “Të shohim nëse do të jenë të parët edhe pas kësaj ndeshjeje. Do të jetë një sfidë me shumë gola, të cilën do ta fitojmë ne”. Prandaj, nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim orën 19:00, kur Primera do të përjetojë momentin e saj më të magjishëm...

Barcelona - Real Madrid, ja si mund të luajnë ekipet sot:

Barcelona (4-3-3): Valdes; D.Alvesh, Pujol, Pike, Abidal; Ksavi, Buske, Keita; Pedro, Ibrahimoviç, Iniesta. Trajner: Pep Guardiola

Real Madrid (4-4-2): Kasiljas; S.Ramos, Pepe, Albiol, Arbeloa; L.Diarra, K.Alonso, Kaka, K.Ronaldo; Higuain, Benzema. Trajner: M. Pelegrini

Gjyqtar: U. Malenko

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›