Shumi fiton në garat kart, Masa i treti
Shumi e përfundoi garën para Vitantonio Liucit dhe Felipe Masës. Ky i fundit tregoi se e ka marrë plotësisht veten nga dëmtimi si pasojë e aksidentit të 25 korrikut në garën për çmimin e madh të Hungarisë. “Ishte një rikthim i bukur në pistë. U ndieva në formën time më të mirë”, u shpreh braziliani i Ferrarit.
Së fundi, Masa është rikthyer në drejtimin e makinës F60, në shfaqjen e organizuar nga Ferrari në Valencia. Në garën e djeshme të Florianopolisit (në jug të vendit) ka marrë pjesë edhe një tjetër brazilian, Rubens Barikelo. Të ardhurat e kësaj veprimtarie do të shkojnë për bamirësi.