E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve “rrëshket” në Kaljari, rrezikon vendin e dytë

Por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se “Zonja” rrezikon të humbasë edhe vendin e dytë, duke qenë se Milani, që ka dy pikë më pak, do të luajë në mbrëmje në fushën e Katanias.

Nene në minutën e 31-të dhe Matri në minutën e fundit të kohës së rregullt “fundosën” skuadrën e Ferrarës në “Sant Elia”. Tashmë ka aromë krize tek Juventusi, pasi rezultatet po mungojnë si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Kaljari 2 – 0 Juventus (Nene 31’, Matri 89’)

Cagliari (4-3-1-2): Marchetti; Pisano, Lopez, Astori, Agostini; Biondini, Conti, Lazzari (64' Dessena); Cossu (72' Parola); Jeda, Nenè (16' Matri). (Lupatelli, Canini, Barone, Larrivey). Trajner: Allegri.

Juventus (4-2-3-1): Buffon; Caceres, Cannavaro, Chiellini, Molinaro (80' Giovinco); Sissoko (84' Tiago), Poulsen; Camoranesi, Diego , Marchisio (61' Del Piero); Amauri. (Manninger, Grygera, Legrottaglie, De Ceglie). Trajner: Ferrara.
 
Gjyqtar: De Marco.
 
Kartonë të verdhë: Sissoko, Jeda, Camoranesi, Cossu, Amauri, Lopez.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›