E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça e Martinos: 2 + 6 = 8

Ekipi Barcelonës i cili udhëhiqet nga trajneri argjentinas Gerrardo "Tata" Martino, ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të La Ligës spanjolle, ku ndjekë një statistikë interesante me 2 fitore ka gjashtë pikë dhe ka shënuar 8 gola.

Golin e veëtm për Barcelonën e shënoi mbrojtësi brazilian Adriano në min. e 44, ku pas një gjuatje fantastike arriti ta dërgonte topin në rrjetën e Cavalleros. Në këtë ndeshje nuk luajti superylli Messi për shkak të lëndimit, poashtu edhe blerja e bujshme e Barçës, braziliani Neymar u inkuadrua në lojë nga minuta e 63-të e takimit.

Edhe pse shënoi vetëm një gol Barça pati edhe raste të tjera të shënonte, por që nuk arriti ti konkretizonte, por edhe Malaga pati disa raste shumë të volitshme por që nuk e ndryshuan rezultatin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›