Barça fiton "Klasiken", Ibra është heroi i ri
MADRID-Nuk mjaftojnë 252 milionë euro të shpenzuara në një fushatë të vetme blerjesh për të mundur Barcelonën. Katalanasit e Pep Guardiolës ia kanë dalë të triumfojnë sërish përballë rivalëve të përjetshëm të Realit të Madridit. 1-0 ka qenë rezultati i ndeshjes së zhvilluar mbrëmë në “Kamp Nou”, përballë 98 mijë tifozëve. Gjithçka është vendosur nga Zllatan Ivrahimoviç, i cili edhe pse u fut në lojë në pjesën e dytë, arriti të vendosë këtë sfidë tepër të rëndësishme në betejën për titullin kampion në Spanjë. Përpos kësaj, asgjë nuk ka qenë e lehtë përballë një Reali të mbushur me yje dhe kampionë. Në fushë ishin disa nga futbollistët më të mirë të planetit dhe 90 minutat kanë qenë të mbushura me emocione. Gjithsesi, në fund Reali nuk ia ka dalë mbanë të fitojë në tempullin e katalanasve, një skuadër spektakolare dhe e ndërtuar kryesisht me futbollistë të dalë nga Akademia e saj. Reali megjithatë mund të kishte fituar nëse do të kishte ditur të shfrytëzonte rastet që iu krijuan, një mbi të gjitha me Kristiano Ronaldon që i vetëm nuk arriti t’i jepte avantazhin skuadrës kryeqytetase në pjesën e parë. Fitorja e mbrëmshme ishte një grusht i rëndë për miliona eurot e shpenzuara nga Florentino Perez në muajt e verës, por edhe një konfirmin se Barcelona mbetet skuadra për t’u mundur në Spanjë dhe në Evropë. Heroi i ri i katalanasve është Zllatan Ibrahimoviç, i shkëmbyer me Eto dhe 45 milionë euro në verë, por që mbrëmë ka bërë që një pjesë e tifozerisë të harrojnë kamerunasin.
Ndeshja
Takimi i mbrëmshëm nisi me një Real Madrid të frikshëm, që sulmonte në çdo moment falë yjeve të tij. Manuel Pelegrini e ka mbajtur fjalën dhe nuk e ka vendosur ekipin e tij në mbrojtje. Rastin më të mirë në këtë fraksion e ka Kristiano Ronaldo, që pas një pasimi të artë të Kaka, del i vetëm me Valdes nuk shënon. Portieri i Barçës u bë protagonisti absolut në këtë fraksion. Pas 45 minutave pa gola, në pjesën e dytë Guardiola hedh në fushë kartën fituese: Ibrahimoviç për Henri. Suedezi shfaqet menjëherë dhe pas një krosi të Dani Alvesh godet fluturimthi, duke realizuar. Të gjithë në këmbë, Barcelona është e pathyeshme. Në minutën e 62-të arbitri Majenko nxorri me karton të kuq Serxhi Buskets, pas një prekje me dorë. Ishte kartoni i dytë i verdhë për mesfushorin. Gjithsesi, as futja e sulmuesve si Benzema e Raul nuk ndryshuan fatet e ndeshjes. Mesi-Ksavi-Iniesta ditën edhe këtë herë të qarkullonin topin. Në fund, karton i kuq edhe për Diarra, që barazoi forcat në fushë.
(d.b/BalkanWeb)