Barça ia mësyn Argjentinës për trajnerin e ri

Barcelona mund të publikojë në orët në vijim emrin e trajnerit të ri të Barcelonës pas lamtumirës së papritur të Tito Vilanovas.
Sipas asaj që raporton spanjollja "Marca", Drejtori Sportiv i katalanasve Andoni Zubizarreta do të ufhëtojë këtë mbrëmje drejt Buenos Aires për të takuar trajnerin e Newell's Old Boys, Gerardo "Tata" Martino.
Bashkëkombasi i Lionel Messit është një ndër kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Barçës dhe për këtë ka edhe përkrahjen e yllit argjentinas./indeksonline/