E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça mund Atlanten, në finale gjen Estudiantesin

Skuadra e Pep Guardiolës e nisi keq takimin e sotëm, duke u ndëshkuar ende pa kaluar mirë pesë minutat e para. Rohas kaloi në epërsi meksikanët, të cilët në gjysmë oren e parë zhvilluan një lojë të mirë, duke i vënë në vështirësi spanjollët.

Por barazimi erdhi në minutën e 35-të, kur Serxho Buske dërgoi topin në rrjetë, pas zhvillimeve të një goditjeje nga këndi. Me futjen në lojë të Leo Mesit (në vend të Jaja Ture), gjithçka bëhet më e thjeshtë për kampionët e pesëfishtë të sezonit të kaluar.

Në minutën e 55-të, vetëm një minutë pasi kishte prekur tapetin e gjelbër, “Topi i Artë 2009” i jep avantazhin të tijve, pas një pasimi të bukur nga Ibrahimoviç. Tashmë gjithçka është në kontroll për Barcelonën, që shënon edhe golin e sigurisë në minutën e 67-të me anë të Pedro Rodrigez.

22-vjeçari spanjoll bëhet kështu i vetmi lojtar në radhët e klubit katalanas që shënon në të gjitha veprimtaritë për vitin 2009. Fitorja 3-1 për Barçën vlen sa një finale, që të shtunën do të luhet përballë argjentinasve të Estudiantesit, ku luan Huan Sebastian Veron.

Atlante 1 – 3 Barcelona, (Rohas 5’ / Buske 35, Mesi 55, Rodrigez 67’)

Atlante (3-5-1-1): Vilar; Negro, Chichero, Navarro; Marquez, Solari (56’ Carevic), Chepe, Hobbit, Rojas; Velazquez (63’ Pereira); Arreola. Trajner: Cruz

Barcellona (4-3-3): Valdes; Dani Alves, Marquez (53’ Pique), Puyol, Abidal; Xavi, Busquets, Tourè (53’ Messi); Pedro, Ibrahimovic, Iniesta (77’ Bojan). Trajner: Guardiola

Gjyqtar: Simon (Brazil)

Kartonë të verdhë: Chichero (A), Ibrahimovic (B), Pique (B)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›