E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Shqipëria jo në krizë, Rama përhap panik

Sipas Bodes, Rama tenton të krijojë imazhin e një krize që nuk ekziston për të krijuar destabilitet dhe pasiguri veçanërisht tek bizneset.

 “Me rastin e vitit te Ri Rama shfaqet me shpurrën e tij tek bizneset në modelin e gogolit. Qeveria mbajti ritmet më pozitive të ekonomisë, sistemi bankar është stabilizuar dhe borxhi publik i vitit 2009 është në përputhje me parametrat e vendosura në 2008-ën dhe sipas parimeve të FMN-së”, u shpreh Bode pasditen e djeshme. 

Ai ka përmendur disa raporte ndërkombëtare që të tregojnë se ekonomia shqiptare ishte e vetmja që qëndroi larg krizës globale. “Janë disa raporte të njëpasnjëshme nga bankat ndërkombëtare dhe KE, që sanksionojnë që ekonomia shqiptare ishte ndër të paktat që qëndroi jashtë vorbullës së krizës më të thellë që kaloi bota”, vijoi Bode.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›