Agustin Kola jep dorëheqjen nga TiranaKola mori drejtimin pas shkarkimit të boshnjako-kroatit Blaz Slishkovic pas një barazimit të Tiranës me Partizanin (2-2, java 14). Tirana do të drejtohet përkohësisht nga zëvendëstrajneri italian Mauro Benç

Pas dështimit kundër Flamurtarit (1-2) në finalen e Kupës së Shqipërisë, trajneri i Tiranës, Agustin Kola dha sot dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i bardhebluve, tri javë përpara përfundimit të sezonit 2008-2009.
Kola, i cili mori drejtimin pas shkarkimit të boshnjako-kroatit Blaz Slishkovic pas një barazimit të Tiranës me Partizanin (2-2, java 14), falënderoi lojtarët për kontributin e dhënë nën drejtimin e tij.
Tirana, që pas javës së 30-të ndodhet në vendin e dytë me 59 pikë, një më pak se Vllaznia kryesuese, do të drejtohet përkohësisht nga zëvendëstrajneri italian Mauro Bençivenga.
Sfida e radhës e 23-herë kampionëve është ajo kundër Shkumbinit në kryeqytet, përpara se të përballet me Dinamon e Vllazninë, me këtë të fundit në javën përmbyllëse të kampionatit.
E Enjte, 07 Maj 2009